Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij Juventus.
La Gazzetta dello Sport thotë se Ronaldo po padit Juventusin për pagat e papaguara që dyshohet se i detyrohen, shkruan lajmi net.
Është raportuar se ai po kërkon të paguhet 19.9 milionë euro neto që ishte rezultat i një marrëveshjeje për të shtyrë pagat e tij gjatë muajve të parë.
Ronaldo është duke marrë masa pasi ka marrë dokumente nga Prokuroria Publike e Torinos si pjesë e çështjes ‘’Prisma’’ kundër klubit.