Friday, 15. May 2026
Sport

Ronaldo ndalon gjyqtarin, nuk dëshiron penallti të pamerituar

GS 28/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Ligën e Kampionëve në Azi ka ndodhur një ngjarje e rrallë.

Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldo, gjyqtari i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur.

Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar.

 

Teilen: