• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo në Botërorin e Klubeve?

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arabia Saudite në Marok? Dëshpërimi që nuk arriti ta fitojë kampionatin saudit me Al Nassr mund ta shtyjë Cristiano Ronaldon të “shtegtojë” prapë.

Kontrata e yllit portugez me klubin nga Saudi Pro League do të skadojë më 30 qershor 2025 dhe tema e vazhdimit eventual të kontratës me ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli po vazhdon të diskutohet, por pa ndonjë rezultat.

Kështu, klube të ndryshme në botë janë duke u munduar që t’i sigurojnë shërbimet e ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit.

Prej tyre, siç njofton mediumi spanjoll “Marca”, janë edhe disa klube braziliane, por tash atyre u është shtuar klubi maroken, Wydad, i cili e ka të gatshme një ofertë të rëndësishme për ta bindur lojtarin që ta përballojë një sfidë të re profesionale.

Një aspekt i rëndësishëm për ta konsideruar është që Wydad do të jetë në mesin e 32 klubeve që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve, për t’u përballur me klubet më të mira në botë, dhe që po shpreson që ta ketë “CR7” së paku në këtë garë, ndërsa më pas do të mundohej ta bindë atë që të qëndrojë më gjatë në Marok.

Ndër të tjera, në Botërorin e Klubeve, Wydad do të përballet me Manchester Cityn, Juventusin e Al Ain.

Nëse transferohet në klubin maroken, 40 vjeçari do të përballej pikërisht kundër ish-ekipit të tij, Juventus.

Aktualisht, Al Nassr mbetet ende në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve aziatike, edhe pse tash fati i tij nuk është më në duart e tij.

Next Post

Jo vetëm kandidatë italianë për pankinën e Milanit, Igli Tare preferon edhe ish-trajnerin e Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.