• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo parashikon katër futbollistët

11/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është lojtari i dytë më i dekoruar në futboll me pesë “Topa të Artë” të fituar, pas Lionel Messit i cili numëron tetë të tillë.

Sulmuesi portugez ka emëruar dy lojtarë të Real Madridit dhe një të Barcelonës në mesin e katër lojtarëve të tij të preferuar për ta fituar këtë çmim në vitet e ardhshme.

Ronaldo dhe Messi u lanë jashtë listës së kandidatëve potencialë për ta fituar këtë çmim për herë të parë që nga viti 2003.

Duke biseduar me Rio Ferdinand për kanalin e tij zyrtar në YouTube, Ronaldo zbuloi lojtarët të cilët sipas tij do ta fitojnë “Topin e Artë” në të ardhmen.

Ai përmendi Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Lamine Yamal.

Këtë vit është pothuajse gara më e ashpër për këtë çmim në vitet e fundit.

Rodri dhe Dani Carvajal ishin dy yjet e Spanjës në triumfin në Euro 2024, ndërsa Mbappe është emri më i madh.

Carvajal do të bëhej mbrojtësi i parë pas pothuajse 20 vitesh që e fiton “Topin e Artë” që prej kohës së Fabio Cannavaros.

Vinicius dhe Bellingham në anën tjetër ishin ‘heronjtë’ e Real Madridit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk pati ndonjë arritje me kombëtaren.

Next Post

Direkt Bylis-Tirana, minutë pas minute

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.