Sunday, 29. March 2026
Futboll

Ronaldo rikthehet në futbollin spanjoll, këtë herë nga zyrat. Blen 25% të këtij klubi

GS 26/02/2026 2 Min. Lesezeit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm jashtë fushës, duke blerë 25% të aksioneve të UD Almería, aktualisht në vendin e tretë të “La Liga Hypermotion”, vetëm dy pikë larg kreut dhe me 15 javë ende për t’u luajtur. Lajmi konfirmon raportimin e publikuar nga “MARCA” më 16 maj 2025.

Operacioni u realizua përmes “CR7 Sports Investments”, filial i kompanisë së tij “CR7 SA”, përmes së cilës sulmuesi 41-vjeçar i Al-Nassr menaxhon investimet. Shifrat nuk janë bërë publike, por marrëveshja cilësohet si “investim strategjik” dhe pjesë e angazhimit afatgjatë të Ronaldos në pronësinë e klubeve. “Prej kohësh kam ambicien të kontribuoj në futboll, edhe përtej fushës. UD Almería ka bazë të fortë dhe potencial të madh rritjeje”, – deklaroi kapiteni i Portugalisë.

Presidenti Mohamed Al Khereiji përshëndeti hyrjen e tij si aksionar, duke theksuar se Ronaldo e njeh shumë mirë futbollin spanjoll dhe projektin e klubit. Investimi shënon rikthimin e tij në futbollin spanjoll, këtë herë nga zyrat.

Comunicado oficial:

Cristiano Ronaldo invierte en la UD Almería como parte del consorcio propietario del club liderado por SMC Group pic.twitter.com/0hGGWguEc0

— UD Almería (@U_D_Almeria) February 26, 2026

Teilen: