Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do ta vazhdoj karrierën e tij te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Drejtuesit e Al-Nassr i kanë garantuar Ronaldos se do të krijojnë një ekip të fortë për sezonin e ri dhe se do të luftojnë për të gjithë trofetë.
Po ashtu, Ronaldos i kanë lënë duart e lira për të vendosur se cilët lojtarë dëshiron ti transferoj te skuadra saudite.
Al-Nassr së shpejti do të angazhoj një drejtor sportiv kurse është në kërkim të një qendërmbrojtësi, mesfushori defensiv dhe një sulmuesi të krahut të majtë.
Gjithashtu, Al-Nassr është i hapur për të dëgjuar ofertat për Sadio Manen, Marcelo Brozoviqin kurse Aymeric Laporte do të largohet nga ekipi saudit.