Sunday, 27. September 2026
Futboll

Ronaldo sheh nga stoli, Portugalia me fitore të rëndësishme në Oslo ndaj Norvegjisë (video)

GS 27/09/2026 2 Min. Lesezeit

Portugalia mori një fitore shumë të rëndësishme në Oslo 1-2 ndaj Norvegjisë, në ndeshjet e dyta në grup, në Ligën A, në Ligën e Kombeve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Joao Felix dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Pedro Neto. Norvegjezët u përpoqën të barazonin shifrat, duke provuar disa herë me Erling Haaland, por Diogo Costa ishte shumë herë vendimtar me super pritjet e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për portugezët.

Pjesa e dytë nis më mirë për norvegjezët që gjejnë golin e barazimit me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 52-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Martin odegaard dhe grushtimit të Diogo Costa, dhe asistit me kokë të Patrick Berg, ishte Haaland që shtyu topin në rrjetë.

Në minutën e 55-të, Portugalia rigjeti sërish avantazhin. Gabim fatal i portierit norvegjez Orjan Nyland, ishte Goncalo Ramos që dërgoi topin në rrjetë me një goditje parabël mjaft të bukur dhe të saktë.

Në minutën e 57-të, Portugalia i afrohet golit të tretë më të sapo futurin në fushë Rafael Leao, goditja e të cilit devijohet dhe përfundon në traverësë. Në minutën e 58-të, tjetër gafë e Nyland dhe Goncalo Ramos nuk fal, dërgon topin në rrjetë, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Portugalia fiton 1-2. Asnjë minutë për Cristiano Ronaldon.

SHIKOGOLAT

Teilen: