Sunday, 3. May 2026
Sport

Ronaldo shënon dy gola për Portugalinë, arrin në kuotën e 942 golave

GS 06/09/2025 1 Min. Lesezeit

Në paraqitjen e 222-të për Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 140 golave. Ndërkohë në karrierë superylli i ka tani plot 942 gola.

Ronaldo të shtunën shkëlqeu në fitoren 5:0 të Portugalisë ndaj Armenisë në Jerevan.

39-vjeçari i shënoi dy gola.

Dy gola i shënoi edhe Joao Felix, ndërsa një e realizoi Joao Cancelo.

Për Portugalinë kjo ishte ndeshja e parë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Portugalia është në Grupin F, ku janë edhe Irlanda e Hungaria.

Të martën Portugalia luan në udhëtim ndaj Hungarisë.

Teilen: