Cristiano Ronaldo shënoi sonte golin e tij të parë për sezonin 2023/24.
Ylli portugez kontribuoi me gol në fitoren e Al-Nassr ndaj Monastir, në kuadër të raundit të dytë Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.
Al-Nassr triumfoi me rezultatin 1:4. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.
Ronaldo ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij, të shënuar në minutën e 74-të.
Anderson Talisca (42’), Abdulelah Al Amri (88’) dhe Abdulaziz Al Aliwa (90’) shënuan golat tjerë.
Ronaldooooooo pic.twitter.com/rab2wPkZAQ
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 31, 2023
Për ekipin nga Tunizia ishte Ali Al Oujami (66’) që shënoi autogol.
Al-Nassr do të luajë kundër kampionit egjiptian, Zamalek, në ndeshjen e radhës në këtë kompeticion. Ekipit nga Arabia Saudite i mjafton vetëm një pikë për të kaluar grupin.