Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, pasuroi koleksionin e tij mbresëlënës të orëve me një model mbresëlënës diamanti me vlerë të pabesueshme 920,000 euro.
Futbollisti Al Nassr, përndryshe ambasadori i markës së njohur “Jacob & Co”, së fundmi është bërë pronar i një modeli ore që vetëm fatlumët e kanë.
Është një orë spektakolare “Caviar Tourbillon Blue Sapphire” e mbuluar me safirë blu, raportojnë mediat spanjolle, shkruan Lajmi.net.
Janë prodhuar vetëm 18 modele të tilla në botë, i cili është prej ari të bardhë dhe ka mbi 420 safirë blu.
View this post on Instagram
Ronaldo gjithashtu është edhe adhurues i veturave.
Ai e ka një koleksion të markave të fundit.