• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo, sportisti më i paguar në botë dhe një e dhënë e jashtëzakonshme!

15/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretin vit radhazi, ‘ylli’ portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, mban vendin e parë në listën e Forbes për sportistët më të paguar në botë.

Pas suksesit në vitet 2016 dhe 2017, Ronaldo është përsëri në krye të klasifikimit për vitin e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane Forbes, Ronaldo ka fituar plot 275 milionë dollarë (rreth 245 milionë euro), një shifër që është e jashtëzakonshme edhe për vetë Forbes.

Kjo shumë është kapur nga vetëm një sportist tjetër në histori që prej kur bëhen këto llogaritje.

Në krye të listës qëndron:

Cristiano Ronaldo (futboll) – 275 milionë dollarë
Stephen Curry (basketboll) – 156 milionë dollarë
Tyson Fury (boks) – 146 milionë dollarë

Në vitin 2015, boksieri Floyd Mayweather arriti rekordin e të ardhurave me 300 milionë dollarë dhe ka edhe vendin e dytë me 285 milionë dollarë në vitin 2018.

Tani, Ronaldo ndodhet në vendin e tretë me 275 milionë dollarë, ku 225 milionë i ka fituar nga futbolli dhe 50 milionë nga aktivitetet e tjera biznesi.

Dallimi mes Ronaldos dhe sportistit të dytë në listë, basketbollistit Stephen Curry, është jashtëzakonisht i madh: Curry fitoi rekord të të ardhurave në NBA me 156 milionë dollarë, por prapë mbetet 119 milionë dollarë larg Ronaldos.

Top-5 e sportistëve më të paguar për vitin 2025 përfshin edhe:

Për herë të dytë në histori, pas vitit 2024, të gjithë sportistët në top-10 kanë fituar mbi 100 milionë dollarë në vit.

Madje, edhe vendet e 11 dhe 12 në këtë listë kanë kaluar këtë shifër, duke përfshirë boksierin Oleksandr Usyk dhe golfistin Jon Rahm.

Next Post

Konstatimi i legjendës së Realit, Kros: Barça e frikshme, nuk kanë frikë nga humbja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.