Nga Arabia Saudite vjen një lajm mjaft i bujshëm në lidhje me Cristiano Ronaldon. Sulmuesi 39-vjeçar, ish-lojtar i Manchester United-id, Real Madridit dhe Juventusit, që aktualisht luan për Al-Nassr, thuhet se po shqyrton mundësinë e një transferimi befasues në formë huazimi tek Al-Hilal, klub që garon në të njëjtin kampionat saudit.
Arsyeja? Mundësia për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të organizuar nga FIFA gjatë verës së ardhshme.
Lidhur me këtë lajm, në orët e fundit janë bërë disa deklarata nga Esteve Calzada, drejtor ekzekutiv i Al-Hilal:
“Më duket si shkencë fiktive. CR7 nuk është lojtari ynë, dhe për këtë arsye është e vështirë të imagjinohet diçka e tillë për momentin. Ai nuk është një profesionist i lirë, nuk është e drejtë të flasim për këtë.”
Nëse ky skenar bëhet realitet, Ronaldo do të bëhet pjesë e të njëjtin kompeticion ku do të jetë edhe Lionel Messi.