Tuesday, 3. March 2026
Sport

Ronaldo tregon një detaj

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ai mund të jetë i famshëm për shumë arsye, por Cristiano Ronaldo ka edhe festën më ikonike.

“SIU” i famshëm është identifikuar me superyllin portugez, por pakkush e di se kur dhe si ka nisur.

Pikërisht këtë ka shpjeguar CR7, duke folur për “FourFourTwo”, ku ka folur për mënyrën e rastësishme se si ka nisur të bëjë festën e tij të famshme.

“Kam filluar ta them kur isha ende te Real Madrid.

Ne ishim atëherë në SHBA, duke luajtur me Chelsea dhe e vërteta është se nuk e di si doli nga unë kjo festë.

Unë sapo shënova dhe më funksionoi.

Ishte shumë e natyrshme të jem i sinqertë. Njerëzit më kujtojnë për shkak të kësaj feste.

Ndaj është mirë dhe kështu do të vazhdoj ta bëj”, ka thënë portugezi..

Teilen: