Saturday, 16. May 2026
Sport

Ronaldo “zhduket” në finale – Al Nassr pëson humbje nga Gamba Osaka e Japonisë në finalen e Ligës së Kampionëve 2 të Azisë

GS 16/05/2026 2 Min. Lesezeit

Në një finale dramatike të Ligës së Kampionëve të Azisë 2, Al-Nassr i Arabisë Saudite u përball me Gamba Osaka nga Japonia, por pavarësisht dominimit të madh, skuadra saudite u mposht 0-1.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 29-të nga D. Hummet, duke i dhënë epërsinë japonezëve, të cilët më pas e mbajtën rezultatin me një mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta, transmeton lajmi.net.

Al-Nassr kontrolloi takimin me 67% posedim dhe krijoi shumë raste: 17 goditje, 6 në portë, dhe 9 goditje nga këndi, por asnjëra nuk u shndërrua në gol. Ndërkohë, Gamba Osaka u mbështet tek efikasiteti minimal dhe disiplinimi taktiko-strategjik.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, luajti gjithë ndeshjen, por as ai nuk arriti të bëjë diferencën, duke patur një paraqitje të dobët. Me këtë humbje, Ronaldo mbetet ende pa trofe me Al-Nassr, edhe pse një mundësi për të kompensuar mund të vijë në xhiron e fundit të Ligës Pro Saudite ndaj Damac.

Fansat e futbollit nuk e harruan: Ronaldo mund të dominojë lojën, por gola dhe trofe nuk vijnë gjithmonë me dominim – ndonjëherë, si sot, vetëm një gol i thjeshtë mjafton për të fituar./lajmi.net/

Teilen: