Cristiano Ronaldo bëri një reagim të ashpër dhe të rrallë në ndeshjen e Al Nassr në Kings Cup of Champions në Arabinë Saudite kundër Al-Ettifaq.
Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Talisca u përjashtua nga ndeshja në fund të pjesës së parë, përcjell lajmi.net.
Për Ronaldon, vendimi i gjyqtari ishte i diskutueshëm, andaj bëri një veprim të rrallë.
Ylli portugez i futbollit u kap nga kamerat teksa kërkonte që gjyqtari i ndeshjes të zëvendësohej.
Aktualisht po rrjedhë minuta e 118-të në vazhdime dhe Al Nassr është në avantazh 1:0 me golin e Mane në minutën e 107-të.
Mëposhtë mund ta shikoni veprimin e Cristiano Ronaldos./Lajmi.net/
Cristiano knows, they need to get this Referee out of here!!!
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) October 31, 2023