Wayne Rooney do të zemërojë tifozët e ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, pasi ai tha se Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, përpara ardhjes së superyllit argjentinas në Inter Miami.
Trajneri i DC United, i cili kaloi në Major Soccer League (MLS) në vitin 2018, u shpreh i emocionuar përpara ardhjes së Messit.
Messi u largua nga Paris St-Germain këtë verë dhe do t’i bashkohet Inter Miamit si lojtar i lirë, me prezantimin e tij në klub që pritet të bëhet më 16 korrik.
Gjatë një interviste për “Sky Sports”, Rooney foli për transferimin e një emri të madh dhe se si ai frymëzon Miamin.
“Është një lëvizje e shkëlqyer, padyshim, për MLS-në. Në aspektin komercial, do të jetë i madh. Do të tërheqë më shumë interes për lojën nga rajone të ndryshme të botës, jam i sigurt se do ta bëjë këtë gjithashtu sepse po sjell padyshim lojtarin më të mirë të gjitha kohërave”, tha Rooney.
“Jam i sigurt se ai do të vijë këtu dhe do të jetë konkurrues dhe do të përpiqet të ndihmojë Miamin të ngjitet në tabelë. Unë mendoj se jo vetëm tifozët, por trajnerët, lojtarët, të gjithë janë të emocionuar që e kanë atë në ligë,” tha më tej Rooney.
Megjithatë, komentet e tij ka të ngjarë të ngjallin zemërim në mesin e fansave të Ronaldos që e konsiderojnë Messin si më të madhin.
Ka kohë që vazhdon rivaliteti mes tifozëve të Messit dhe Ronaldos se kush është futbollisti superior. Të dy lojtarët së bashku kanë 12 Topa të Artë – pesë në emrin e Ronaldos dhe shtatë në të Messit.
Ndërkohë, Rooney kishte kontakte të ngushta me të dy yjet e futbollit pasi ai u shfaq përkrah Ronaldos gjatë ditëve të tyre së bashku te Manchester United dhe kundër Messit gjatë një prej ndeshjeve mes skuadrave të tyre në Ligën e Kampionëve.