Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka përdorur tone të ashpra ndaj skuadrës së tij pas barazimit 1-1 ndaj Burnely në kampionat. Një ndeshje ku “blues” luajtën me 10 lojtarë për 25 minuta, duke pësuar edhe golin në shtesë.
“Mendoj se ka disa vlera që duhet t’i kesh në ekipin tënd. Ekipet më të mira janë ato që fitojnë tituj dhe që e dinë se ku duan të arrijmë. Ato i fitojnë ndeshjet 1-0 edhe kur nuk kanë pasur performancën më të mire e luajnë me 10 lojtarë”, tha Rosenior.
“Duhej të kishim fituar 1-0 edhe pse e mbyllëm me 10 lojtarë. E di se çfarë duhet të arrijmë. Gjithçka ka të bëjë me vlerësimin e lojtarëve dhe vlerësimin e atyre tek të cilët mund të mbështetesh në momentet e vështira“, shtoi trajneri i Chelsea.
Rosenior është i zemëruar me mbrojtjen: “Po mësoj shumë shpejt për këtë ekip dhe e di se çfarë duhet bërë që ne të përmirësohemi. Nuk mjafton vetëm të mos pësosh gol, nuk mjaftojnë vlerat bazë dhe të mbrojtjes në goditjet standarde”.
“Kishte lojtarë në fushë që ishin caktuar të bënin punën e tyre dhe që nuk e bënë atë. Kjo është ajo që na kushtoi dy pikët. Nuk është mjaftueshëm mirë për një klub të këtij niveli. Duhet të jemi skuadra më e mirë në çdo ndeshje t’i fitojmë ato”, tha Rosenior.
“Ata barazuan jo për fajin e Fofana që doli me të kuq, por për shkak të performancës sonë. Na mungoi intensiteti. Mendoj se zhgënjimi është më shumë për dy ndeshjet e fundit në shtëpi. Nuk është faj i një individi”, deklaroi trajneri i Chelsea.