Tuesday, 10. March 2026
Futboll

Rosenior: Nuk do ta ndërroja Joao Pedro me asnjë sulmues tjetër në botë

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, tha se nuk do ta ndërronte Joao Pedro me asnjë nga sulmuesit më të mirë në botë pas tregolëshit të tij kundër Aston Villa një javë më parë në kampionat.

Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të përmirësuar të “blues” që kur Rosenior mori drejtimin e ekipit në janar. Aftësia e tij në gjuajtje u evidentua përsëri teksa e shkatërroi Villa duke e çuar numrin e golave ​​të sezonit në 17.

Rosenior u pyet nëse do të shkëmbente Harry Kane, Erling Haaland apo Kylian Mbappe, aktualisht tre golashënuesit më të mirë të Evropës, për Joa Pedro dhe përgjigja ishte e prerë. “Mendoj se Joao është në atë kategori tani,” tha ai.

Vazhdimisht në dy muajt që kam qenë këtu, ai ka treguar atë nivel. Ai është një sulmues i klasit botëror. Është mungesë respekti ndaj Erling ta krahasosh atë. Nuk e njoh shumë mirë, por ajo që di nga jashtë është se ai është një sulmues i mrekullueshëm, i klasit botëror”, tha Rosenior.

Gjithsesi, nuk do ta ndërroja Joao me askënd në këtë moment. Ai po tregon të gjitha atributet që dua të shoh në numrin tim nëntë në sulm“, tha trajneri i Chelsea.

Teilen: