Sunday, 18. January 2026
Sport

Rothen: Ja çfarë po presin të dyja palët

GS 23/03/2024 1 Min. Lesezeit

Pse Kylian Mbappe ende nuk e ka bërë të ditur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm?

Nuk është mister që kampioni francez tashmë ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar te Real Madrid. Por çfarë e pengon lojtarin të komunikojë publikisht.

Jerome Rothen, një fytyrë e njohur e futbollit francez (tani një komentator i njohur), zbuloi arsyet:

“Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin, nuk po i them askujt asgjë të re”, tha ai për RMC Sport.

“Ai do ta japë lajmin përpara Kampionatit Europian, do ta shpallë kur Paris Saint-Germain të eliminohet nga Champions League ose kur Real Madrid të eliminohet nga Champions League.

“Për sa kohë që ekziston mundësia për të parë PSG-Real Madrid, ai nuk do të njoftojë asgjë”.

Kështu kurioziteti rritet për të parë se çfarë mund të ndodhë në rast të një përplasjeje mes dy skuadrave.

Teilen: