• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani dhe Jashari, pjesë e formacionit të javës në Itali dhe Ukrainë

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ky vikend që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për dy nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për dyshen Amir Rrahmani dhe Muharrem Jashari të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre tek Napoli dhe LNZ Cherkasy përkatësisht.

Rrahmani falë paraqitjes së tij fantastike ndaj Torinos u vlerësua me notën 8.0 nga Sofascore, duke bërë që në fund të përfundojë në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Gjatë 90 minutave të luajtura në atë takim, Rrahmani pati pesë spastrime të topit nga zona, një gjuajtje të bllokuar dhe katër ndërhyrje.

Kapiteni i Kosovës gjithashtu kompletoi 53 pasime me një saktësi prej 91 për qind, teksa i fitoi të gjitha duelet (5) në të cilat ishte pjesëmarrës.

Përveç kësaj, ai pati edhe katër topa të gjatë të kompletuar si dhe një driblim të saktë duke qenë një ndër më meritoret për fitoren minimal prej 1-0 të Napolit.

Në anën tjetër paraqitje të shkëlqyer pati edhe mesfushori Muharrem Jashari me fanellën e LNZ Cherkasy në elitën e futbollit ukrainas.

Ndonëse ekipi i tij u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Veres Rivne, Jashari ishte më i dalluari në ekipin e tij.

Në fakt, 26-vjeçari shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për ekipin e tij, duke realizuar në minutën e 27-të, në atë që ishte goli i tij i tretë këtë sezon në kampionat.

Për paraqitjen e tij në këtë takim, edhe Jashari është vlerësuar me notën 8.0 nga Sofascore, duke përfunduar në formacionin më të mirë të javës.

Jashari pati dy gjuajtje në drejtim të portës, pesë driblime të kompletuara si dhe fitoi plotë dhjetë duele./Telegrafi/

Next Post

Slot “godet” Sitin: Ndoshta Salah e di që ata nuk do të luajnë më në Premier Ligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.