Dy sulmuesit e Kosovës, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi nuk kanë të ndalur te Rapid Bukureshti në Rumani.
Të dy kontribuuan në tre gola në fitoren 4:0 ndaj FCSB-së të shtunën.
Qendërsulmuesi Rrahmani shënoi dy herë, ndërsa Krasniqi një.
Rapidi është i dyti në tabelë, pas FCSB-së. Ka 55 pikë, nëntë prapa liderit.
Albion Rrahmani ka realizuar 13 gola dhe ka tri asistime këtë edicion. E Ermal Krasniqi ka kontribuuar me katër gola dhe pesë asistime.