Tuesday, 19. May 2026
Sport

Rrahmani fantastik, ia mohon golin Giroudit

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli po përballet me Milanin në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.

Ndeshja që fillon nga ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani po aktivohet nga minuta e parë për Napolin.

Rrahmani në minutën  dytë të ndeshjes ia ka mohuar golit sulmuesit francez, Oliveier Giroud.

VIDEO 

Napoli momentalisht renditet në pozitën e katërt me 17 pikë të grumbulluara dhe ka mundësinë t’i afrohet edhe më shumë objektivit me një fitore.

Milan në anën tjetër renditet në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë dhe synon fitoren pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit në “San Siro”. /Lajmi.net/

Teilen: