• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani gati për Champions

23/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Napolit, të cilën e luan të martën mbrëma kundër Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani ishte titullar në fitoren 3:1 ndaj Atalantas, por u zëvendësua në pjesën e dytë pas një përplasjeje me kundërshtarin.

Fillimisht, u mendua se bëhej fjalë për ndonjë lëndim serioz por u kuptua se Rrahmani ishte zëvendësuar për shkak lodhjes dhe ngarkesës së ndeshjeve që ka pasur kohët e fundit.

Se nuk bëhet fjalë për lëndim, e ka konfirmuar edhe vet Rrahmani, i cili ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Është kaq bukur kur kthehesh dhe fiton, do të shihemi të martën në Maradona,” ka shkruar Rrahmani.

Duhet kujtuar se Rrahmani mungoi për një muaj shkaku i lëndimit në fillim të këtij sezoni, duke i munguar si Napolit ashtu edhe Kombëtares së Kosovës.

Next Post

Enise Zijade në finale – do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.