Tuesday, 12. May 2026
Sport

Rrahmani kthehet në stërvitje, gati për Petrolulin

GS 24/07/2024 2 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani do t’i prijë sulmit të Rapid Bukureshtit kundër Petrolulit, ndeshje kjo që i takon xhiros së tretë të kampionatit të Rumanisë.

Rrahmani është rikthyer të mërkurën në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për duelin që luhet të hënën, kanë njoftuar mediumet rumune.

23-vjeçari mungoi në stërvitjet e Rapidit në ditët e para të kësaj jave për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit.

Ai u lëndua në barazimin 2:2 ndaj Clujit të dielën e shkuar, ndeshje në të cilën shënoi gol dhe u largua nga fusha në minutën e 70-të.

Në fillim mendohej se lëndimi i Rrahmanit ishte serioz, por pastaj Rapidi njoftoi se nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe se sulmuesi së shpejti do të kthehet në stërvitje.

Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, Rrahmani ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim kurse Rapid Bukureshti ka tubuar dy pikë.

Rrahmani vitin e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Teilen: