Rrahmani kthehet në vikend, starton ndaj Genoas
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka munguar kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, në katër ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi muskulor.
Rrahmani nuk luajti në ndeshjet kundër Copenhagenit e Chelseat në Ligën e Kampionëve, si dhe ndaj Juventusit e Fiorentinas në Serie A.
Qendërmbrojtësi tashmë është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionatin italian, kanë njoftuar mediumet në Itali të hënën.
Napoli, të shtunën nga ora 18:00 luanë në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-të dhe gjasat janë të mëdha që Rrahmani të aktivizohet prej minutës së parë në këtë përballje.
31-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ndërsa ka shënuar një gol në Serie A.
Teilen: