• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani: Kujdes nga Roma!

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Amir Rrahmani është një siguri në mbrojtjen e Napolit prej disa sezonesh tashmë (përfshirë atë të titullit historik), po konfirmohet edhe këtë sezon, me ardhjen e Antonio Contes në pankinë.

Mbrojtësi ka folur në “Radio Crc”, e ka filluar duke komentuar trajnerin e ri: “Jo vetëm unë, mendoj se për Conten të gjithë ne lojtarët jemi robotë, sepse bëjmë gjëra të ngjashme dhe çdo javë i përgatisim ndeshjet së bashku. Të gjithë duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri, çdo lojtar te Napoli është si një robot”.

Në krahasim me sezonin e kaluar, ekipi ka transmetuar shumë më tepër siguri në mbrojtje.

Kapiteni dardan shpjegon arsyen: “Forca e madhe e stabilitetit të mbrojtjes që kemi gjetur është se mbrojmë si skuadër, të gjithë së bashku.

Duke filluar nga sulmuesit, të cilët e nisin presionin ndaj kundërshtarit. Kësisoji, për ne prapa është më e lehtë. Ky është çelësi i skuadrës tonë. Të mbrojturit përpara dhe presioni i fortë na ndihmon edhe ne mbrojtësit të veprojmë më mirë. Duke bërë një presion të fortë, topat që arrijnë te sulmuesit, kundër të cilëve luajmë, nuk janë të pastër. Kështu, për ne bëhet më e lehtë të ndërhyjmë në ato topa”.

Pasi kaloi pesë vite te Napoli, Rrahmani ka kuptuar se ka arritur të bëhet një lider për shokët e tij: “Ndjehem një lider, sepse kam kaluar shumë kohë në klub. Nuk është e lehtë të qëndrosh pesë vite në të njëjtën skuadër, duhet të kesh vazhdimësi, stabilitet dhe të garantosh performanca të mira. Punohet shumë për të bërë gjithçka që kërkon trajneri dhe për të dhënë më të mirën tonë. Në fillim, me Conten kemi bërë më shumë punë mbrojtëse, por tani i njohim mirë lëvizjet që ai kërkon. Tani punojmë më shumë si grup, të gjithë së bashku, për ta përgatitur maksimalisht çdo ndeshje”.

Duke kaluar te pikat e forta të shokëve të tij në mbrojtje, Rrahmani shtoi: “Buongiorno është i fortë në përballje direkte, i lexon mirë dinamikat e lojës. Ne punojmë shumë mirë së bashku.

Edhe Juan Jesus është lojtar i shkëlqyer.

Ai ka luajtur tek Interi dhe Roma.

Nuk është e lehtë të luash në këto skuadra për një kohë të gjatë, pa cilësi nuk mund ta arrish këtë. Është një futbollist i nivelit të lartë dhe ka qenë i gatshëm në këto momente nevoje”.

Mendja e Rrahmanit dhe e Napolit është padyshim te ndeshja e ardhshme në Serie A, kundër Romës (të dielën, në orën 20:45): “Është një skuadër e madhe, me trajner të ri, ndaj të cilit kemi luajtur që në ndeshjen e parë, pas rikthimit të tij te Roma.

Tani skuadra ka fituar automatizmat që kërkon trajneri dhe bën atë që ai kërkon. Roma është rikthyer me rezultate pozitive, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm, ta përgatisim mirë ndeshjen”.

Jo vetëm aspekti futbollistik, mbrojtësi kosovar pëlqen gjithçka të qytetit napoletan: “Një vend i veçantë në Napoli? Janë të gjitha vende të bukura. Mendoj për bregdetin dhe të gjitha vendet nga ku shihet panorama e gjirit. Është një qytet i mrekullueshëm, ndihem shumë mirë këtu”.

Next Post

Shorti i Champions-it, Pesoto i kënaqur: Bukur që shmangëm derbin italian, Juventusi duhet të…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.