Monday, 19. January 2026
Sport

Rrahmani mungon edhe ndaj Juventusit

GS 19/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Napolit, do të jetë të paktën dy ndeshje pa Amir Rrahmanin, i cili do të qëndrojë jashtë fushe minimumi dy javë për shkak të lëndimit.

Rrahmani u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos dhe tashmë i është nënshtruar rehabilitimit pasi ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e majtë.

Shkaku i këtij lëndimi, Rrahmani do t’i mungojë Napolit në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Copenhagenit në Ligën e Kampionëve dhe kundër Juventusit në kuadër të kampionatit italian.

Të dyja këto ndeshje, Napoli i luan në udhëtim, fillimisht të martën kundër Copenhagenit prej orës 21:00 dhe pastaj të shtunën në Torino me Juventusin nga ora 18:00.

Gjasat janë të mirë që Rrahmani të jetë i gatshëm për lojë javën tjetër, ku Napoli e pret Chelseat në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Champions.

31-vjeçari këtë sezon ka shënuar 1 gol në 19 ndeshje të luajtura për Napolin në të gjitha garat.

Teilen: