Sunday, 3. May 2026
Sport

Rrahmani mungon tri ndeshje te Napoli

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Napolit, Antonio Conte për tri ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat.

Rrahmani, të dielën u kthye te Napoli pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen Zvicra – Kosova në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, pasi ishte i grumbulluar me “Dardanët”.

Sipas mediumeve italiane, Rrahmani të hënën do ti nënshtrohet kontrollimeve shtesë për të konstatuar shkallën e lëndimit, i cili duket se do ta lë të paktën tri javë jashtë fushës.

Rrahmani dëmtoi muskulin e kofshës në pjesën e dytë të ndeshjes në Basel, të cilën Kosova e humbi me rezultatin e thellë 4:0.

Shkaku i këtij lëndimi, Rrahmani i mungon Kosovës në duelin kundër Suedisë në Prishtinë kurse Napolit do ti mungojë të paktën në tri ndeshjet e ardhshme.

Rrahmani nuk do të mund të luaj kundër Fiorentinës e Pisas në kampionatin italian, si dhe ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Teilen: