Monday, 25. May 2026
Sport

Rrahmani në 11-shen e javës të Ligës së Kombeve

GS 16/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani e ka gjetur veten në formacionin më të mirë të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.

Paraqitja fantastike e Rrahmanit në fitoren e Kosovës ndaj Qipros, ka bërë që mbrojtësi i Napolit të përfshihet në 11-shen ideale të xhiros që përfundoi të martën mbrëma.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova triumfoi 3:0 ndaj Qipros, ndërsa Rrahmani veç paraqitjes së mirë, kontribuoi edhe me gol.

Ai e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në pjesën e parë dhe është vlerësuar lartë, që gjë ka bërë të jetë në mesin e më të mirëve.

Rrahmani në formacionin e xhiros së katërt është vlerësuar me notën 8.4 për paraqitjen ndaj Qipros dhe është vendosur në qendër të mbrojtjes së bashku me italianin Giovanni Di Lorenzo, të cilin e ka bashkëlojtar te Napoli.

 

 

Teilen: