Monday, 16. February 2026
Sport

Rrahmani në dyshim për Atalantan

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Paraqitja e Amir Rrahmanit në ndeshjen e radhës që Napoli e luan në Serie A, mbetet në dyshim për shkak të lëndimit.

Kapiteni i Kosovës, u lëndua të dielën mbrëma në barazimin 2:2 kundër Romës, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 71-të.

Trajneri i Napolit, Antonio Conte e ka komentuar lëndimin e Rrahmanit, duke thënë se nuk është i sigurt nëse mbrojtësi do të paraqitet kundër Atalantas.

Ndeshja Atalanta – Napolit, luhet këtë të diel prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 26-të në Serie A të Italisë.

Për 31-vjeçarin Rrahmani ky është lëndimi i tretë që e pëson këtë sezon, duke u limituar në vetëm 22 paraqitje për Napolin në të gjitha garat.

Teilen: