Tuesday, 10. March 2026
Sport

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

GS 28/11/2025 2 Min. Lesezeit

Amir Rrahmani pësoi lëndim muskulor sa ishte me Kosovën në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës në muajin shtator dhe mbeti jashtë fushës për kohë të gjatë.

Por, kapiteni i Kosovës është kthyer në qendër të mbrojtjes te Napoli dhe ka shfaqur nivel të lartë të lojës.

Më së miri e tregon paraqitja në fitoren 2:0 ndaj Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

“Paraqitja e tij ishte e mrekullueshme dhe ishte pikë kyçe në mbrotje, e udhëhoqi ekipin dhe dhuroi paraqitje të nivelit të lartë”, ka shkruar “Tuttomercatoëeb” të premten.

Kualiteti i tij është vështirë të lihet anash dhe kjo ka rënë në sy të dy gjigantëve të futbollit turk.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar tani kërkohet nga Beshiktashi dhe Fenerbahçe, ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”.

Ai është në kulmin e karrierës dhe është prej mbrojtësve më të mirë në treg, ka shkruar tutje mediumi italian.

Negociatat për vazhdimin e kontratës me Napolin deri në vitin 2028 kanë ngecur dhe turqit synojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Rrahmani, që ka 66 paraqitje e shtatë gola me Kosovën, ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje të edicionit aktual me Napolin.

Teilen: