Tuesday, 10. March 2026
Sport

Rrahmani nga Italia: Suksese Kosova ime

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës po ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Amir Rrahmani ka bërë një postim për Kosovën, për ndeshjen e sotme që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

29-vjeçari i ka uruar Kosovës suksese për këtë përballje.

“Suksese Kosova ime”, shkroi Rrahmani në llogarinë e tij në “Instagram”.

Rrahmani nuk është i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e këtij muaji.

Ai sot luajti me Napolin në Serie A, në ndeshjen ndaj Empolit. /Lajmi.net/

Teilen: