Monday, 4. May 2026
Sport

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmanit i kanë mjaftuar gjysmë ore lojë te Sparta e Pragës, për të zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Çeki.

Rrahmani kontribuoi me gol në fitoren 2:0 të Spartës ndaj Jablonecit, ndeshje kjo që i takoi xhiros së 31-të dhe u zhvillua të dielën.

Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në minutën e 60-të në lojë dhe ndihmoi Spartën ta fitojë këtë përballje për ta forcuar pozitën e dytë në tabelë.

Për Rrahmanin, ky ishte goli i tij i dhjetë këtë sezon në Çeki, ndërsa është vlerësuar me notën 8.3 në formacionin më të mirë të xhiros.

25-vjeçari ka realizuar 15 gola dhe ka bërë 3 asistime në 45 paraqitje për Spartën në të gjitha garat deri më tani.

Teilen: