Wednesday, 6. May 2026
Sport

Rrahmani shënon gol në fitoren e Spartas

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sparta e Pragës ka vazhduar me rezultate pozitive në kampionat, pasi triumfoi 3:1 në udhëtim te Padrubice në kuadër të xhiros së tretë.

E në këtë fitore pati gisht edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani që ka vazhduar me formën e mirë në sezonin e ri.

Rrahmani e zhbllokoi rezultatin në minutën e parë të kohës shtesë, duke bërë që Sparta të avancojë 1:0.

Krahas golit, sulmuesi kosovar pati edhe 18 pasime të kompletuara, tri pasime kyçe, pesë duele të fituara dhe dy ndërhyrje ndaj kundërshtarit. 

24-vjeçari e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të ri të garave në Çeki, pasi ky ishte goli i tij i dytë pas tri ndeshjeve të para. 

Te Sparta në stol ishte Ermal Krasniqi që nuk u aktivizua fare.




Teilen: