• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani s’ia del dot, do të mungojë kundër Realit

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Amir Rrahmani nuk ia ka dalë dot.

Futbollisti shqiptar do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Napolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Klubi napolitan ka njoftuar sot se përfaqësuesi kosovar ka ushtruar i vetëm duke bërë terapi, që nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fazës së grupeve të Championsit.

“Rrahmani sot ka bërë terapi, ka ushtruar në pishinë dhe në fushë i vetëm”, ka njoftuar kampioni italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Rrahmani ishte lënduar pikërisht në këtë kompeticion dhe në ditët e fundit është duke punuar që të rikthehet sa më shpejtë për ta ndihmuar ekipin nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

Krahas Rrahmanit, në duel me “Los Blancos” do të mungojë edhe qendërmbrojtësi tjetër, Juan Jesus, ndërsa trajneri Rudi Garcia për duelin e nesërm do t’i besojë dyshes Ostigard-Natan. 

Next Post

VIDEO/ Kukësi “zgjohet”, verilindorët barazojnë rezultatin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.