Tuesday, 19. May 2026
Sport

​Rrahmani titullar ndaj Milanit

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli duhet të zgjedhë mes Giacomo Raspadorit dhe Giovanni Simeone si startues ndaj Milanit, por në mbrotje i pa kontestueshëm është kosovari Amir Rrahmani.

Kjo është një ndeshje kokë më kokë në garën për titull që rikujtone çerekfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Napolit i mungon Victor Osimhen pas një dëmtimi me kombëtaren e tij, kështu që trajneri Rudi Garcia duhet të zgjedhë mes Raspadorit dhe Simeones për sulmin.

Milani është pa Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukëueze, Ismael Bennacer, Mattia Caldara, Marco Sportiello dhe Malick Thiaë të pezulluar.

Maignan dhe Theo Hernandez rikthehen pas dënimeve kundër Juventusit , ndërsa Luka Jovic dhe Noah Okafor do të jenë në pankinë.

Formacionet e mundshme

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Natan, Mario Rui; Cajuste, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia

Milan (4-3-3): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Reijnders, Krunic, Musah; Pulisic, Giroud, Leao

Teilen: