Saturday, 28. March 2026
Futboll

Rrëfehet Casemiro: Për mua, Zidane është numri një. Gjithmonë jam frymëzuar prej tij

GS 28/02/2026 1 Min. Lesezeit

Casemiro është protagonisti i një episodi të ri të “Premier Corner by Guinness 0,0” në DAZN, ku mesfushori i Manchester United flet për karrierën, modelet dhe mentalitetin që e ka bërë një nga mesfushorët më vendimtarë në Europë.

Braziliani kujton fillimet e tij: “Kur je fëmijë, të gjithë ata që shikon në televizor bëhen referencë”. Mes tyre, një emër qëndron mbi të gjithë: “Për mua, Zinedine Zidane është numri një. Gjithmonë jam frymëzuar shumë prej tij”. Admirim që më vonë u lidh drejtpërdrejt me periudhën e tij te Real Madridi, ku punoi me trajnerin francez gjatë viteve më të suksesshme të karrierës.

Casemiro thekson se suksesi nuk vjen vetëm nga talenti: “Edhe kur je duke fituar, duhet të vazhdosh të luash seriozisht dhe të kërkosh fitoren”. Ai shton se përpiqet të jetë gjithmonë i pari në palestër dhe maksimal në stërvitje.

“Çdo ditë mëson diçka të re, në futboll dhe në jetë. E rëndësishme është të kesh mendje të hapur”, – përfundon ai.

Teilen: