• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfehet Deco-s: Punojmë për të konkurruar klubet më të mëdha, Raphinha është thjesht vetvetja

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portugezi Deco analizoi punën e tij si Drejtor Sportiv i Barcelonës në një intervistë të dhënë për Globoesporte. Ish-lojtari foli për objektivat e tij të përgjithshëm te Barcelona, për skuadrën e Hansi Flick dhe për situatën e merkatos.

Sfidat

“Sfidat janë të lëmë një ekip që të jetë konkurrues në të tashmen dhe të ardhmen, si dhe një klub të organizuar ekonomikisht, me një masë pagash që i përshtatet realitetit aktual dhe që është e ekuilibruar. Punojmë për të konkurruar me klubet më të mëdha në botë, siç ka bërë gjithmonë Barcelona. Në futboll, si në çdo fushë tjetër, planifikimi është i nevojshëm. Megjithatë, edhe me organizim dhe strategji, ndonjëherë duhet kohë që të përshtaten të gjitha pjesët dhe të vazhdohet kërkimi për rezultate.”

Puna e Deco-s

“Ndjenja ime është më e mira e mundshme, është e vështirë për t’u përshkruar. Kisha fituar tituj shumë të rëndësishëm me Barcelonën, por secili prej tyre sjell një emocion të ri. Ky grup lojtarësh është më shumë se i veçantë, është harmonik dhe shumë i bashkuar. Secili prej tyre përkushtohet në mënyrën e vet unike. Kemi festuar fitoren e Superkupës së Spanjës, me një fitore të madhe kundër një ekipi të madh. Por menjëherë pas kësaj u kthyem në rutinë, sepse kemi shumë kompeticione përpara.”

Momenti i Raphinha-s

“E njihja Raphinha-n që kur ishte në akademi dhe isha i sigurt për të ardhmen e ndritur që kishte përpara. Ajo që po shihni këtë sezon është Raphinha duke qenë vetvetja. Që kur erdhi te Barcelona ka pasur paraqitje të mëdha dhe statistika të mira. Megjithatë, gjithçka është pjesë e një procesi adaptimi dhe pjekurie, dhe aktualisht është ndër më të mirët në botë.

Është traditë në klubin tonë të kemi talente të mëdha që vijnë nga kategoritë e të rinjve. Kjo pa dyshim është thelbësore dhe e domosdoshme në formimin e ekipeve të mëdha, sepse çdo vit tregu i futbollit bëhet më i fryrë, me vlera shumë të larta. Përveç kësaj, të kesh talente  të formuar në shtëpi sjell një identifikim të natyrshëm të sportistit me klubin.”

Karriera e Decos si Drejtor Sportiv

Ish-lojtari, i cili ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2004 deri në 2008, erdhi në postin e Drejtorit Sportiv të Barcelonës në gusht të vitit 2023 dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2026. Më parë, ai kishte një agjenci për përfaqësimin e futbollistëve, ku menaxhonte ndër të tjera edhe Raphinha-n, të cilën e braktisi për shkak të papajtueshmërisë me rolin e tij të ri.

 

Next Post

Henry shumë pranë që të bëhet trajner i kombëtares së njohur evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.