• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfehet rekordmeni i “Topit të Artë”, Mesi: Doja ta mbyllja te Barça, por qe e pamundur

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Mesi ka dhënë një intervistë për revistën “France Football” ku ka treguar për suksesin e tij më të fundit, “Topin e Artë” numër 8 në karrierën e tij. Pas kurorëzimit si lojtari më i mirë në planet, “pleshti” ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij, Botërorin në Katar dhe raportet e tij me Barcelonën e kthimin e munguar te katalanasit. “Mund të isha kthyer te Barcelona dhe ta mbyllja karrierën atje, por nuk ndodhi.

Leo Mesi

Ishte një situatë e ngjashme me atë në vitin 2021 kur u largova nga klubi. Ideja ime e parë ishte e qartë: të kthehesha në shtëpi, të kthehesha të luaja për Barcelonën dhe ta mbyllja karrierën me këtë ekip siç gjithnjë kisha ëndërruar. Por fatkeqësisht nuk qe e mundur”, deklaroi Lionel Mesi. Pavarësisht kthimit të pamundur, argjentinasi ka deklaruar se sheh ndeshjet e Barcelonës dhe mendon pozitivisht për ekipin e drejtuar nga Ksavi. “Më duket se me ardhjen e Ksavit, skuadra ka bërë hapa të mëdhenj përpara, falë një gërshetimi të lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë”, nënvizoi ai.

BOTËRORI NË KATAR DHE POLEMIKAT –

“Në ditët para ndeshjes kundër Holandës, ata filluan të bënin deklarata dhe të na ngacmonin pak. Kishte disa situata të çuditshme në lojë, me disa lojtarë që silleshin në një mënyrë jo të ndershme, veçanërisht gjatë penalltive. Pas asaj ndeshjeje ata donin që Argjentina të dukej si zuzari i historisë, por atë natë ndodhën shumë gjëra …”, ka theksuar Leo. Për fazën e famshme të tij “Çfarë po shikon, budalla?”, ylli argjentinas pranoi se nuk i pëlqen. “Ishte një veprim I keq nga unë, por këto janë momente të tensionuara dhe mund të ndodhë”. Më pas finalja me Francën: “E kisha pritur gjatë atë moment. Kam luftuar për këtë ëndërr gjithë jetën time”.

E ARDHMJA –

“Gjithmonë kam thënë që nuk mendoj për të ardhmen. Do të luaj derisa të ndjej se nuk mund të duroj më. Koha do ta tregojë. Botërori 2026? Duke ditur moshën që do të jem atëherë (39 vjeç), më duket e vështirë. Pasi të përfundojë karriera ime futbollistike do të kthehemi në Barcelonë. Është shtëpia jonë, ku kemi gjithçka”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Luftohet për 3 pikë në “Arenën e Demave”, publikohen formacionet e sfidës Partizani-Vllaznia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.