Nëse e pyesni veten se çfarë do të thotë të japësh gjithçka për fanellën, atëherë provoni t’ia kërkoni këtë Lautaro Martinezit.Lojtari që nuk tradhtoi as Interin dhe as kombëtaren, duke luajtur i dëmtuar dhe duke duruar gjithashtu kritikat e shumta që i bëheshin nga mediat dhe tifozët që nuk po kalonte një moment të mirë. Ai ka treguar kalvarin e gjatë të muajve të fundit të sezonit të kaluar, që u mbyll me finalen e humbur kundër Mançester Sitit.
“Tani jam shumë më mirë, por në vitin e Botërorit isha në pikën që duhet thjesht të operohesha sepse kavilja më jepte shumë dhimbje. Kam marrë shumë medikamente kundër dhimbjes thjesht për të luajtur dhe kam bërë gjilpëra për 2 ndeshjet e para në Katar. Duhet të pushoja dhe e kisha të vështirë të luaja. Por unë shtrëngova dhëmbët për të arritur deri në ndeshjen e fundit”, ka shpjeguar “Il Toro” në një intervistë të dhënë për “MARCA”-n. Këto dhimbje dhe probleme që duket se i ka pasur që në fundin e sezonit me Interin.
“Unë kam luajtur në finale duke bërë gjilpëra sepse doja të arrija në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj nuk mora pjesë në turneun e kombëtares në Indonezi sepse duhet të pushoja. Kjo gjë më bëri shumë mirë për t’u rikuperuar”, tregon Lauti.
E ARDHMJA- Tani që problemet fizike i ka lënë pas krahëve, sulmuesi argjentinas ka gjetur rrugën e rrjetës me më shumë lehtësi dhe thjeshtësi duke qenë një pikë e rëndësishme për formacionin e Lionel Skalonit.
“Ndihem shumë mirë dhe e vërteta është që jam i lumtur. Argjentina fitoi sërish, kemi bërë 9 pikë nga nëntë të mundshmet në një grup të vështirë. Ndonjëherë është e çuditshme që vuaj të gjej golin, por duhet të analizojmë edhe mënyrën se si na markojnë kundërshtarët. Tre skuadrat me të cilat kemi luajtur janëmbrojtur me nga 5 lojtarë. Por kamomente dhe momente. Ndonjëherë topi nuk do të futet në rrjetë duke të stresuar gjithëndeshjen. Por pastaj ka edhe ditëkur shënohet me më shumë lehtësi. Por unë kam qenë gjithmonë i qetë edhe kur nuk shënoja. Unëjap maksimumin për këtë fanellë.Impenjohem maksimalishtthjesht edhe në stërvitje kur nukluaj”, përfundoi kapiteni i Interit. Mediat italiane dhe ato argjentinase bëjnë me dije se ai kaarritur marrëveshjen përrinovimin e kontratës.
PANORAMASPORT.AL