• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfimi i polakut të Juventusit, Milik: Tierri Henri idhulli im, por muskujt i doja si CR7

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes Napolit dhe Juves ka luajtur gjashtë sezone në Torino, por Arkadiush Milik nuk është ngopur me Italinë. Kjo është ajo që ka pranuar në intervistën e dhënë për “Sportweek”, revistë për të cilën ka treguar shumë aspekte të jetës së tij që nuk i njohin as tifozët më të apasionuar.

milik

Si keni qenë në fëmijëri?

Një djalë çapkën që dinte të mbante vendin e tij. Në shkollëshkoja sa për të përmbushur detyrat që më kërkoheshin pasimendja ime ishte tek futbolli. Në familje ka pasur një disiplinënormale, e cila ka pak lidhje me atë që kanë familjet e sotme.

Kush ju ka frymëzuar në futboll?

Tierri Henri dhe Kristiano Ronaldo. Këtë të fundit e ndiqja shumë për të kuptuar driblimet. Ia adhuroja muskujt e barkutdhe për ta imituar ushtrohesha edhe në mesnatë. Për ngamendësia kam admiruar shumë edhe Kobe Brajantin.

Fanellën e kujt futbollisti mbanit kur ishit i vogël?

Kam pasur një të gjelbër dhe një portokalli sepse duhet t’i blinim vetë ato të ekipit dhetë mirat nuk gjendeshin kollaj. Pak kohë më pas patëmmundësi të zgjidhnim e meshokët preferuam një të kuqeme mëngë të bardha sepse i ngjante asaj të Arsenalit.

Cili është goli më i bukur që keni shënuar?

E kam bërë kur isha 14 vjeç. Godita thuajse nga mesi i fushës dhe era më ndihmoi, por jam i bindur se do të kisha shënuar gjithsesi. Aty filluan të mëkonsideronin disi special dhe në moshën 16-vjeçare nisa tëstërvitesha me ekipin e parë.

Po zhgënjimi më i madh cili ka qenë?

Në ndeshjen e fundit në akademi. Po fitonim 3-0 dhe na mundën4-3. Kam qarë gjithë ditën.

Me Italinë ju lidhte ndonjë gjë asokohe?

Pica dhe makarona, por siç i bënim në Poloni më dukeshin të mira. Pasi provova italianet, kuptova që kisha ngrënë diçka krejt tjetër.

A është e vërtetë që jeni lojtari që kujdeseni më shumë për fytyrën në skuadër?

Jo jo aspak, ka të tjerë që bëjnë më shumë kujdes së unë. Kashumë produkte kozmetike që më pëlqejnë dhe që i përdor çdoditë. Por ka edhe raste që më ndihmon partnerja ime.

Për dietën kujdeseni kaq shumë?

Patjetër që po. Në Napoli e kisha shumë të vështirë sepse vuaja për t’i rezistuar tundimit për ëmbëlsira. Megjithatë kisha një qëllim në mendje e për ta arritur duhet të shmangia disa gjëra.

Po për muskujt e barkut stërviteni më deri në mesnatë?

Me kohën jam bërë më inteligjent.(qesh) Stërvitjen e bëj në të tjera orare. Maksimumi që bëj mbrëmjeve është të pi ndonjë çaj kamomili.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Euro 2024: “5 Fantastikët” motivojnë Italinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.