• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfimi i Rakitic bën bujë në Spanjë: Nuk fituam më shumë trofe te Barcelona, pasi u mërzitëm

12/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka treguar disa detaje nga aventura e tij në klubin blaugrana, që kanë bërë bujë në Spanjë.

Gjatë një interviste ai ka qenë shumë kritik ndaj asaj çfarë ndodhte në dhomat e zhveshjes së Barcelonës gjatë një periudhe të kohës së tij me ekipin.

Mesfushori kroat, 36 vjeç, ishte lojtar i Barçës për gjashtë sezone, nga 2014-2015 deri në 2019-2020, në të cilat ai arriti të fitonte një numër të madh titujsh (një Champions League, katër Liga, një Superkupë Europiane).

Por ai theksoi, në një intervistë të dhënë orët e fundit për “Canal Sur Radio”, se trofetë mund të kishin qenë edhe më të shumtë, por se skuadra nuk ndiente uri dhe ishte e shpërqendruar në aspekte të tjera që nuk kishin lidhje me futbollin.

“Për mua, me gjithë dashurinë dhe respektin për të gjitha skuadrat e tjera, te Barcelona nuk fituam më shumë tituj për shkak të mërzisë dhe të menduarit për gjëra të tjera përveç futbollit”, komentoi Rakitic.

Futbollisti, i cili tani luan për Hajdukun e Splitit, e kuptoi se dështimet famëkeqe, të dhimbshme dhe tashmë historike në Ligën e Kampioneve në sezonet 2017-2018 dhe 2018-2019, me Ernesto Valverde në stol, ishin për shkak të besimit të tepruar dhe mungesës së tensionit.

“Ne dështuam në mënyrë spektakolare kundër Romës dhe Liverpulit, por jam i bindur se mërzia dhe të ndjerit shumë superiorë kundrejt rivalëve ndikuan te ne. Nëse nuk jep gjithçka, nuk fiton.

Nëse do të kishim qëndruar të uritur, nëse do të kishim qëndruar me këmbë në tokë, do të kishim fituar edhe një ose dy Champions League më shumë”, tha mesfushori.

Rakitiç tregoi dhe për problemet që hasi më pas nga largimit te Barcelona për te Sevilja.

“Është e qartë që te Sevilja nuk u kuptova me trajnerin Kike Sançez Flores. Nuk isha dakord me fjalët e tij. Nuk është se e durova apo jo, por nuk isha dakord me gjërat që po ndodhnin.

Nuk mendoj për veten, por për grupin dhe Seviljen, nuk isha dakord sesi po bëheshin gjërat. Kam marrë vendimin e duhur”, deklaroi mesfushori veteran.

Next Post

Kyle Walker injoron De Bruynen kur pyetet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.