• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfimi i trajnerit legjendar të United, Ferguson: Më mungon futbolli, kam frikë nga demenca

21/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se i mungon jeta si menaxher futbolli, në intervistën e tij të parë të zgjeruar në vite.

Trajneri legjendar, sot 82 vjeç, u tërhoq nga menaxhimi në fund të sezonit 2012-13, pasi udhëhoqi Manxhester United drejt titullit të 13-të kampion të Premier Ligës në atë që ishte viti i tij i 27-të në klub.

“Djajtë” kanë vuajtur për sukses që nga largimi i tij, me Cityn që është kthyer në superfuqinë e re të të dekadës së fundit.

Në intervistën e tij për “BBC Breakfast” për jetën pas daljes në pension, kur e pyetën se si është jeta, skocezi u përgjigj: “Mirë, unë kam dalë në pension prej 11 vitesh tashmë, kështu që ju gjeni një mënyrë për t’u përshtatur. Po, ndonjëherë më mungon. Mendoj se vitin e parë pas pensionit, shkova në finalen europiane dhe i thashë Ketit (gruas): ‘Kjo është ajo që më mungon’, ndeshjet e mëdha, ndeshjet europiane. Kështu që më pas shkova në shumicën e finaleve europiane, sepse gjej diçka me të cilën mund të lidhem, diçka që do të doja ta kisha bërë çdo ditë. Sepse këto janë ngjarjet e mëdha në të cilat Junajtid duhet të përfshihet gjithmonë”. Ai është parë në finalet e Ligës së Kampioneve gjatë dekadës së fundit, pavarësisht se “Djajtë e Kuq” nuk kanë shkuar kurrë atje pas tij. Gjatë karrierës së tij si trajner në “Old Trafford”, Junajtid fitoi Ligën e Kampioneve në vitin e tripletës historike në 1999 dhe e bënë përsëri në 2008. United, arriti gjithashtu në finale në 2009 dhe 2011, por humbi në të dyja rastet nga skuadra legjendare e Pep Guardiolës, Barcelona.

Fergi i ndjek rregullisht ndeshjet e United si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, dhe në “Old Trafford” ai ka një tribunë me emrin e tij që nga viti 2011. Ai gjithashtu ka një statujë jashtë stadiumit, e cila u zbulua nga gruaja e tij e ndjerë, Keti. Ai e përshkroi ishbashkëshortin si “shkëmbin e tij”, ndërsa ajo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare tetorin e kaluar. “58 vjet është një kohë e gjatë, ajo ishte një grua e shkëlqyer, një nënë fantastike dhe një gjyshe e jashtëzakonshme. Ajo ishte liderja e orkestrës, nuk ka dyshim për këtë”.

Tetorin e kaluar legjenda Bobi Çarlton ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas një beteje me demencën, ndërsa një tjetër legjendë si Lou vuan nga sëmundja e Alzhaimerit në moshën 84-vjeçare.

Duke folur për veten e tij, i cili gjithashtu pësoi një goditje cerebrale, Ferguson tha: “Unë jam 82 vjeç, padyshim që shqetësohem për këtë. Vërtetë kujtesa ime është mjaft e mirë, lavdi Zotit. Nuk e di nëse do të mbetet kështu. Por unë shqetësohem për këtë, 100%. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk ndihem kështu. Unë lexoj shumë, bëj kuize dhe mendoj se kjo më ndihmon. Ka kuize në ‘YouTube’ me 100 pyetje dhe nëse unë nuk përgjigjem saktë 70 për qind, e vuaj shumë”.

Next Post

Trajneri i Partizanit në derbi me lojtarin që u transferua si talent tek të kuqtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.