Tuesday, 19. May 2026
Sport

Rrëfimi interesant i Emin e Alket Bajramit, babë e bir që janë pjesë e të njëjtës skuadër në Kosovë

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri Emin Bajrami dhe djali i tij, Alket Bajrami janë pjesë e skuadrës së Ulpianës.

Në një intervistë për lajmi.net dyshja ka treguar për situata interesante që i kanë ndodhur në fushë.

Ata theksojnë se lidhja e tyre familjare nuk ka ndikim në anën profesionale.

“Në fillim ka ndodhur një rast i veçantë. Gjatë një seance stërvitore gaboi një pasim dhe unë reagova, kurse ai mu drejtua babë. I tash që këtu nuk ka babë këtu jam trajner”, tha Emin Bajrami.

Kapiteni i Ulpianës, Labinot Ibrahimi po ashtu ka treguar se marrëdhënia mes tyre nuk ndikon në fushë.

Rrëfimin e plot mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Teilen: