Fredy Guarin foli për marrëdhënien e tij me alkoolin dhe varësinë nga droga. Ish-mesfushori i Interit u tërhoq nga futbolli gati tri vite më parë, pas përvojës së fundit në atdheun e tij.
Këto janë fjalët e tij për portalin kolumbian “Semana”: “Unë jam një alkoolist, e pranoj.
kështu jam një narkoman, që kërkoj shërim. Kam bërë shumë gabime, kam marrë vendime të këqija, kam lënduar shumë njerëz, i kam bërë të dashurit të ndihen keq, i kam thyer zemrën rrethit im shoqëror dhe familjes.
Alkooli ka qenë gjithmonë gjëja më e keqe në jetën time. Pa e ditur, jetova si në një burg, i dënuar me vdekje. E vërteta është se në atë rrugë të errët që përfundova, isha afër vdekjes, sepse nuk kisha respekt, nuk kisha limite. E lashë veten të fundosesha më keq nga dita në ditë”.
Guarin vazhdoi: “Futbolli? Fatkeqësisht në një pikë të caktuar e lejova veten të shpërqendrohesha dhe të shkoja pas alkoolit. Kur u largova nga Millonarios arrita pikën më të ulët, sepse varësia ime u bë shumë serioze.
Nuk punoja më në stërvitje, kisha humbur dinjitetin tim, më duhej të hiqja dorë, të kërkoja ndihmë nga disa profesionistë, me të cilët po punoj për t’i rregulluar gjërat, për të rifituar besimin e fëmijëve të mi, të afërmve dhe miqve të mi. Këtë herë, megjithatë, gjithçka është ndryshe.
Kam trokitur në derën e ferrit dhe nuk është më e mira, e di se cila është rruga për t’u ndjekur tashmë.
E kam fjalën për rrugën e Zotit, që më jep forcë çdo ditë dhe një jetë të matur e të shëndetshme, për t’u dhënë fëmijëve të mi gjithë dashurinë që kam për ta”.