Thursday, 26. March 2026
Sport

Rrezikoi jetën pasi u rrëzua nga kali, portieri i PSG-së lë spitalin mes falënderimeve

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i PSG-së, Serxhio Riko më në fund ka lënë spitalin. I shtruar për kohe të gjatë për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi pasi ra nga kali, portieri më në fund është rikthyer në shtëpi.

RIKO

10 javë më parë, 29-vjeçari ishte në Spanjë duke kalëruar në momentin kur u rrëzua dhe mori dëmtime të rënda në kokë, që çuan deri në gjendje kome. Megjithatë, trupi i portierit ka arritur të përballojë mirë mjekimet e marra dhe pak nga pak, ka kaluar gjendjen e rëndë e tashmë ka ardhur dita që të largohet edhe nga spitali.

“Mirëdita të gjithëve. Ndihem mjaft mirë dhe tani më duhet qetësia e shtëpisë. Dua të falënderoj bashkëshorten time që ka qëndruar pranë meje 20 orë në ditë, dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe botën e sportit që më kanë mbështetur. Ndihem shumë i emocionuar. U jam mirënjohës”, u shpreh portieri Riko pasi doli nga spitali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: