• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrezikonte 100 goditje me kamxhik, Kristiano Ronaldo heq dorë nga ndeshja e Ligës së Kampioneve

02/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristiano Ronaldo ka vendosur që të mos luajë në ndeshjen e kësaj mesjave ndaj Esteglal në Ligën e Kampioneve të Azisë me skuadrën e Al Nasr. Sulmuesi portugez mori një vendim të tillë për të mos rrezikuar ndonjë incident diplomatik të mundshëm në Iran ku do të luante ndeshjen e radhës, e për më tepër edhe një dënim me 100 goditje me kamxhik.

ronaldooo

Gjithçka ka lidhje me ngjarjen e nëntorit të vitit 2023, kur Al Nasr luajti në Teheran ndaj Persepolis. Asokohe u bënë të famshme pamjet e tifozëve që sulmuan praktikisht hotelin ku gjendej portugezi dhe u desh ndërhyrja e ushtrisë iraniane për të qetësuar situatën.

Ronaldo nuk u ndal me fansat, por ishte ndalur për të përqafuar dhe për të puthur në ballë një artiste me aftësi të kufizuara, Fatemeh Hamami Nasrabadi, e njohur në gjithë botën për veprat e artit që bën me këmbë.

Por gjesti i Ronaldos me një grua që nuk është bashkëshortja e tij, cilësohet si shkelje e rregullave strikte që janë në shtetin islamik. Dhe dënimi për këtë gjest është 100 goditje me kamxhik.

Al Nasr, për të shmangur probleme meqë situata u kujtua përsëri në rrjetet sociale nga tifozët, i shkroi Esteglal që ndeshja të zhvillohej në fushë neutrale, por mori “jo” si përgjigje. Ndaj është vendosur bashkërisht me Ronaldon që ai të mos udhëtojë drejt Iranit për të shmangur surpriza të pakëndshme

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bora fiton dramën kundër Golden Eagel Yllit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.