Pas hulumtimit nga “Football Benchmark, raporti i publikuar dje nga “BrandFinance” konfirmon gjithashtu rritjen e Milanit në nivel marke në vitet e fundit.Sipas studimit të publikuar këtë vit, ai kuqezi është klubi që ka shënuar rritjen më të madhe ndërkombëtarisht në periudhën katërvjeçare 2021-24 dhe është i vetmi italian në 50 më të mirat e botës që ka rritur vlerën e tij vitin e fundit.
Këto janë të dhënat specifike të raportuara: Milan është klubi që shënoi rritjen më të madhe në nivel ndërkombëtar në periudhën katërvjeçare 2021-24, duke shkuar nga rreth 150 në mbi 400 milionë euro (+162%) dhe duke bërë diferencë të qartë me të gjitha klubet e tjera në këtë renditje speciale: Leverkusen Bayer i dyti (+94%); Aston Villa e treta (+70%).
Milani gjithashtu është i vetmi klub italian në 50 më të mirat e botës që ka rritur vlerën e tij vitin e fundit, me një +11.9% krahasuar me edicionin e kaluar që e çon atë nga 358 milionë në 2023 në mbi 400 milionë në 2024.
PANORAMASPORT.AL