Wednesday, 11. November 2026
Sport

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një rrjedhje gazi në një furrë buke në fshatin Qënas të Fierit ka shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombulës së gazit.

Të asfiksuarit janë shtetasit me inicialet A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në furrën e bukës. Ata ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Teilen: