Saturday, 14. February 2026
Sport

Rrjetë peshkimi, Acerbi befasohet nga tifozi i Interit: Merre këtë për ta ndaluar Haalandin

GS 23/05/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Interit i bëjnë një dhuratë interesante mbrojtësit të tyre, Francesco Acerbit “për ta ndihmuar” atë në përballjen që do të ketë me Erling Haalandin në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Mbështetësitë ndaluan lojtarin italian dhe i dhanë atij një rrjetë peshkimi që ta marrë me vete në finalen e 10 qershorit, që luhet në Stamboll të Turqisë, shkruan Lajmi.net

  

“Merre këtë për të ndaluar Haalandin”, i thotë tifozi Acerbit – i cili me plotë kënaqësi e futi në veturën e tij.

35-vjeçari pritet të jetë startues në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt që zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Erling Haaland është një prej sulmuesve më të mirë gjatë këtij sezoni. Të gjithë skuadrat e kanë pasur të vështirë ta ndalin atë. Ai ka shënuar 52 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat me ekipin nga Premier League./Lajmi.net/

Teilen: